Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan ka shprehur ngushëllime, por duket se nuk ka kërkuar falje


Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan (djathtas)

Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan (djathtas)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka shkruar letër presidentit të Rusisë, Vlaidmir Putin, për të shprehur “ngushëllime” për familjen e pilotit që është vrarë, pasi forcat e Turqisë e kanë rrëzuar aeroplanin luftarak rus.

Por, në deklaratë duket se nuk ka kërkuar falje për rrëzimin e aeroplanit rus të tipit, Su-24, më 24 nëntor të vitit të kalluar, pasi Ankaraja ka thënë se aeroplani kishte hyrë në hapësirën ajrore turke afër kufirit me Sirinë.

Kremlini dhe mediat ruse kanë sugjeruar se në mesazhin e Erdoganit është përfshirë edhe kërkimfalja për rrëzim, që kishte ndodhur dy muaj pasi Rusia i kishte filluar sulmet ajrore në Siri kundër armiqve të armatosur të regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, që është aleat i Moskës.

Rrëzimi i aeroplanit dhe vrasja e pilotit rus, pasi ai ishte hedhur me parashutë nga aeroplani i tij dhe vrasja e një ushtari tjetër rus gjatë operacionit për shpëtim, ka ndikuar në tensionimin e raporteve Turqi – Rusi.

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është cituar nga agjencitë e lajmeve se ka thënë sot se “në letër presidenti ka theksuar se ai do të ketë dëshirë ta informoj familjen e pilotit të varrë rus se unë e ndajë dhembjen e tyre dhe për të ofruar ngushëllime tek ata” dhe ka shtuar se “ kërkojmë që ata të na falim neve”.

Kalin, mëtutje ka thënë se “Turqia dhe Rusia janë pajtuar të ndërmarrin hapa të domosdoshëm pa shtyrje për përmirësim të raporteve të dyanshme”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më herët gjatë ditës është cituar se ka thënë se Erdogani ka shprehur “ngushëllimet e tij të thella” për familjen e pilotit të vrarë” dhe “ka kërkuar falje”, që ka çuar në raportime për kërkimfalje lidhur me rrëzimin e aeroplanit.

Sipas Kremlinit, në letrën e Erdoganit, po ashtu, shkruan se Turqia po zhvillonte hetime kundër një shtetasi turk, i cili dyshohet se e ka vrarë pilotin rus, derisa ai po zbriste me parashutë.

XS
SM
MD
LG