Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Nga sulmi me bomba – së paku 14 vetë të vrarë


Pjesëtarët e sigurisë së Jemenit gjatë një kontrolli në Mukalla më 15 maj të këtij viti

Pjesëtarët e sigurisë së Jemenit gjatë një kontrolli në Mukalla më 15 maj të këtij viti

Së paku 14 vetë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur,gjatë disa sulmeve me bomba kundër forcave qeveritare në Jemen, kanë thënë zyrtarët e sigurisë.

Këto sulme kanë ndodhur në Mukalla, në bregun jugor të Jemenit, që dikur ishte bazë e al-Kaidës.

Zyrtarët e sigurisë thanë se sulmet e sotme kishin ndodhur derisa ushtarët dhe personeli i sigurisë po përgatiteshin për Iftar, në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Sipas tyre, me këto sulmet simultane me bomba, u goditën pikat e kontrollit të sigurisë dhe hyrja në një kamp të ushtrisë.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG