Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi me bombë në xhami – 12 të vrarë


Pamje e pjesëtarëve të sigurisë së Irakut në vendbanimin Abu Ghraib
Pamje e pjesëtarëve të sigurisë së Irakut në vendbanimin Abu Ghraib

Së paku 12 vetë janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur, nga një sulm vetëvrasës në një xhami në Abu Ghraib, që është 15 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bagdad në Irak, kanë thënë zyrtarët.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësnë për këtë sulm të mbrëmshëm, që është sulmi i parë rreth Bagdadit, prej se qeveria ka shpallur fitore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Falluxha.

Në këtë lagje kryesisht të banuar me popullatë sunite, besimtarët ishin mbledhur në xhami për falje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Militantët e Shtetit Islamik u kishin bërë thirrje mbështetësve për t’i shtuar sulmet gjatë Ramazanit.

XS
SM
MD
LG