Ndërlidhjet

Humbje në tregjet globale për shkak të shqetësimeve për Brexit


Ilustrim
Ilustrim

Votimi në Britani për largim nga Bashkimi Evropian ka ndikuar një një valë tjetër të rënies së tregjeve globale gjatë ditës së djeshme, me ç’rast funta britanike ka shënuar ulje të re në 31 vjetët e fundit, megjithë sigurimet e qeverisë se situata është nën kontroll.

Derisa Londra ballafaqohet me rrezikun e humbjes së statusit të saj si qendër financiare evropiane, aksionet e bankave të Evropës kanë shënuar rënie të madhe për dy ditë.

Indekset e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë kanë humbur prej 2 e deri në 3% të vlerës së tyre, pasi kishin njoftuar për rënie prej 12% më 24 qershor.

Dy agjenci e kanë ulur rejtingun e Britanisë për kredi dhe kanë paralajmëruar se mund të pasojnë ulje të tjera.

Agjencia Standard&Poor’s e ka ulur rejtingun e Britanisë nga AAA në shkallën AA.

Agjencia tjetër, Fitch Ratings, po ashtu e ka ulur vlerësimin për Britaninë prej AAA në AA.

“Brexiti mund të çoj në përkeqësim të performancës ekonomike të Britanisë, përfshrë sektorin e saj të madh të shërbimeve, që është kontribuesi madhor për punësim”, tha agjencia Standard&Poor’s.

Nga ana tjetër, derisa funta britanike ka rënë në 1.31 dollar, që është vlera më e ulët prej shtatorit të vitit 1985, monedha euro ka rënë për 1.2%.

XS
SM
MD
LG