Ndërlidhjet

Policia e Kosovës:“Vidovdani”, ka përfunduar i qetë


Gazimestani sot
Gazimestani sot

Në manifestimin “Vidovdan”, që e shënojnë serbët në Kosovë, sipas Policisë së Kosovës thuhet të kenë marrë pjesë mbi 1.500 pjesëmarrës.

I gjithë manifestimi, sipas një komunikate për media të lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet të ketë përfunduar qetë me disa incidente të vogla.

Zyrtarët policor, thuhet në njoftimin e policisë kanë raportuar se që gjatë kthimit të eskortës e cila ishte në përcjellje të Policisë, në fshatin Lisicë të Mitrovicës në jug është hedhur koktej molotovi, përderisa nuk është raportuar për ndonjë dëm material apo lëndime në njerëz.

Lidhur më këtë rast njësitet relevante policore kanë dalë në lokacion dhe sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

Po ashtu zyrtarë policor kishin raportuar “se ka pasur gjuajtje me gur në drejtim të një furgoni, i cili nuk ishte në përcjellje të Policisë, përderisa dy persona kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Mitrovicës në veri”.

Kremtimi i Ditës së Shën Vidit, që prej pas luftës disa herë ishte kthyer në përplasje të manifestuesve me policinë e Kosovës. Në vitin 2012 mbi 30 policë u lënduan gjatë një përplasjeje me manifestues serbë të ardhur nga Serbia, që bartnin bluzat me shënime nacionaliste.

XS
SM
MD
LG