Ndërlidhjet

Lavrov-Ayrault takohen në Paris për “temat urgjente” ndërkombëtare


Ministri i jashtëm francez dhe ai rus gjatë një prej takimeve të mëparshme
Ministri i jashtëm francez dhe ai rus gjatë një prej takimeve të mëparshme

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të takohet sot me homologun e tij francez, Jean Marc Ayrault, në Paris, ndërsa në agjendë të diskutimeve do të jenë Ukraina dhe marrëdhëniet Rusi – BE.

Bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit do të jetë gjithashtu pjesë e diskutimeve.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka thënë se “natyrisht që progresi në zgjidhjen e problemeve më urgjente ndërkombëtare si kriza në Ukrainë, Libi, Siri dhe në Lindje të Mesme në tërësi”, do të jenë pjesë e diskutimeve.

Lavrov dhe Ayrault gjithashtu do të diskutojnë marrëdhëniet në mes të BE-së dhe Rusisë, ka shtuar më tej ajo, përfshirë edhe “pasojat e mundshme të referendumit të Britanisë”, për të dal nga BE-ja.

Ayrault dhe liderë të tjerë francezë së fundi kanë thënë se shpresojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ruso-franceze. Parlamenti francez së fundi e ka miratuar edhe një rezolutë që bënë thirrje për zbutjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Kjo rezolutë megjithatë nuk është e detyrueshme për pushtetin në Paris.

XS
SM
MD
LG