Ndërlidhjet

Crabb, kandidati i parë për ta zëvendësuar Cameron


Kryeministri britanik në largim, David Cameron
Kryeministri britanik në largim, David Cameron

Kandidati i parë i vetdeklaruar për të zëvendësuar kryeministrin britanik, David Cameron është Stephen Crabb, i cili e ka deklaruar si prioritet të tij rikthimin e kontrollit mbi politikat e imigracionit, raporton Reuters.

Crabb, sekretari aktual për punë dhe pensione në qeverinë që udhëhiqet nga Cameron, e ka përkrahur mbetjen në BE të Britanisë në referendumin e 23 qershorit gjatë të cilit britanikët megjithatë votuan për të dal nga blloku evropian.

Pas BREXIT, Cameron ka njoftuar se do të largohet nga posti i kryeministrit në muajin shtator.

Crabb e ka hedhur poshtë mundësinë për një referendim të dytë duke thënë se qëndrimi i popullit britanik ka qenë i qartë më 23 qershor.

“Dua të udhëheqë një qeveri e cila do të plotësojë pritjet e 17 milionë njerëzve që votuan për daljen e Britanisë nga BE-ja”, ka thënë Crabb në një opinion të tij të publikuar në gazetën “Daily Telegraph” ku edhe e ka bërë të ditur dëshirën që ta pasojë Cameron.

Megjithatë, gjasat më të mëdha sipas mediave britanike i ka ish kryetari i Londres, Boris Johnson i cili e ka udhëhequr fushatën për daljen e Britanisë nga BE-ja.

XS
SM
MD
LG