Ndërlidhjet

logo-print

Michel: Ekziston përshtypja që Europa është teknokrate


Kryeministri belg, Charles Michel - Arkiv

Kryeministri belg, Charles Michel - Arkiv

Kryeministri belg, Charles Michel, tha se evropianët ndjehën të zhngënjyer me projektin e BE-së, deklaratë kjo e bërë pak para takimit të liderëve të bllokut rreth referendumit britanik për dalje nga BE-ja.

“Ekziston përshtypja për teknokraci”, ka thënë Michel për gazetarët të mërkurën derisa liderët evropian po mblidhen pa praninë e Britanisë për të diskutuar se si të vazhdohet tutje pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai thotë se “ne duhet të tregojmë se Europa ofron vlerë që mund të ndjehët nga bashkëqytetarët tanë”.

Homologu i tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel ka thënë se është e rëndësishme të tregohet unitet gjatë takimit.

Bettel ka thënë se “me shkëputjen e Britanisë së Madhe ne kemi nevojë për një Europë të bashkuar më shumë se asnjëherë tjetër”.

XS
SM
MD
LG