Ndërlidhjet

E hodhi vetën në erë derisa policia kazake deshi ta arrestonte


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet kazake kanë thënë se forcat e sigurisë e kanë paraburgosur një person të dyshuar si islamist i radikalizuar në lidhje me sulmin që ka ndodhur në qytetin, Aktobe.

Komiteti për Siguri Kombëtare i Kazakistanit ka thënë sot se një nga të dyshuarit e ka hedhur vetën në erë kur forcat e sigurisë kanë provuar ta arrestojnë.

Komiteti ka thënë se grupi planifikonte një seri sulmesh terroriste në tërë vendin.

Njoftimi megjithatë nuk e ka thënë se sa të dyshuar janë paraburgosur gjatë këtij operacioni që është kryer më 26 qershor në Qaraghandy.

Më 5 qershor, rreth 25 persona të dyshuar si islamistë të radikalizuar kanë vrarë pesë civilë dhe tre pjesëtarë të forcave të sigurisë në Aktobe.

Forcat e sigurisë kanë vrarë 18 persona të armatosur dhe kanë arrestuar shtatë sulmues të dyshuar.

XS
SM
MD
LG