Ndërlidhjet

Erdogan, Putin rifillojnë bashkëpunimin


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë biseduar për herë të parë me telefon prejse Turqia ka rrëzuar një avion rus, në fund të vitit të kaluar.

Edhe Kremlini, edhe zyra e Erdoganit kanë thënë se dy presidentët kanë rënë dakord që të rifillojnë bashkëpunim dhe janë shprehur të gatshëm për t’u takuar.

Zyra e presidentit turk po ashtu ka thënë se Erdogan dhe Putin janë zotuar se do të luftojnë kundër terrorizmit.

Në nëntor të vitit 2015, forcat turke kanë rrëzuar një avion rus, i cili fluturonte përgjatë kufirit Turqi-Siri. Piloti rus ka humbur jetën.

Biseda midis Putin dhe Erdoganit është realizuar pasi Erdogan, këtë javë, ka shprehur keqardhje për incidentin.

XS
SM
MD
LG