Ndërlidhjet

Beograd: Gjuriq dhe Thran biseduan për synimet e EULEX-it


Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka biseduar sot në Beograd me ushtruesin e ri të detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, për synimet e këtij misioni të Bashkimit Evropian në Kosovë, në mandatin e ardhshëm dyvjeçar.

Siç ka kumtuar kjo zyrë, Gjuriq gjatë bisedës ka vlerësuar se për Serbinë dhe popullin serb në Kosovë veprimi i EULEX-it është “i rëndësisë esenciale”.

“Konsiderojmë se vetëm EULEX-it në kapacitet të plotë është garantues i sigurisë së serbëve” në Kosovë, tha Gjuriq, dhe ka shtuar se “veçanërisht në situatën aktuale kur po paraqiten probleme të shumta të serbëve sa i përketë sigurisë personale dhe pasurisë”, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

XS
SM
MD
LG