Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Këngëtari i Operës së Parisit u vra në pjesën lindore


Vasyl Slipak

Vasyl Slipak

Këngëtari ukrainas, i cili para dy vitesh ishte larguar nga Opera e Parisit, ku punonte, për të luftuar kundër sepratistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, është vrarë.

Vrasja e këngëtarit operistik, Vasyl Slipak, është konfirmuar nga përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës në Këshillin e Evropës, Dmytro Kuleba, nëpërmjet një postimi të sotëm në rrjetin Twitter.

Mediat në Ukrainë i kanë cituar ushtarët ukrainas dhe vullnetarët në rajonin e Donjeckut, që kanë thënë se Slipak ishte vrarë nga një snajper sot herët në mëngjes afër fshatit, Luhanske.

Vasyl Slipak për afro 20 vjet ka kënduar për Operën e Parisit.

Në vitin 2014 ai u kthye në vendlinje dhe iu bashkua vullnetarëve, që luftonin kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG