Ndërlidhjet

Peshkatari egjiptian arrestohet, një shqiptar ende i zhdukur


Pamje e një anijeje të peshkatarëve
Pamje e një anijeje të peshkatarëve

Autoritetet e Shqipërisë thonë se një person egjiptian është arrestuar, i akuzuar për rrëmbimin e një anijeje të peshkimit së bashku me kapitetin e anijes dhe një peshkatar shqiptar.

Ministria e jashtme e Shqipërisë ka njoftuart sot se peshkatari, Luan Mema, është gjetur në “gjendje stabile shëndetësore”, por kapiteni, Dhimitër Malja, ende është i zhdukur.

Mediat lokale kanë raportuar se personi, Adel Mohamed Salam, 30 vjeçar, ishte arrestuar në Aleksandri, derisa tre egjiptianë të tjerë janë gjetur në anijen, për të cilën Salam thotë se e kishte shitur për 100 mijë euro.

Salam ishte larguar nga porti i Durrësit më 18 qershor, duke pretenduar se i kishin borxh 70 mijë euro, por pronari i anijes i ka hedhur poshtë këto pohime, raporton AP nga Tirana.

Ministria e jaashtme e Shqipërise tha se autoritetet e Egjiptit po synojnë ta gjejnë kapitetin dhe t’i qartësojnë rrethanat e këtij rasti.

XS
SM
MD
LG