Ndërlidhjet

Pakistani u zgjat qëndrimin refugjatëve afganë


Pakistan
Pakistan

Refugjatët afganë në Pakistan mund të mbeten në këtë vend deri në fund të vitit.

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, ka marrë vendimin një ditë para se të skadojë afati i 30 qershorit për largimin e tyre.

Pakistani aktualisht strehon së paku 1.5 milion refugjatë afganë.

Sharif ka urdhëruar autoritetet të punojnë me Agjencinë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara dhe me Qeverinë afgane për zhvendosjen graduale të kampeve të refugjatëve nga Pakistani në Afganistan.

Islamabadi thotë se një numër militantësh fshihet në kampet e refugjatëve.

Komisionari i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi, ka vizituar Pakistanin këtë javë.

Ai ka bëë të ditur se paketa e ndihmës për refugjatët afganë që vendosin të kthehen në shtëpi, do të dyfishohet nga 200 në 400 dollarë.

XS
SM
MD
LG