Ndërlidhjet

logo-print

Të premten në të gjitha xhamitë e Kosovës lutje për viktimat në Turqi


Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u ka dërguar telegram ngushëllimi udhëheqësve më të lartë të shtetit turk, pas sulmit terrorist në Aeroportin "Ataturk" të Stambollit.

Në telegramin e Myftiut Tërnava, dënohet ashpër sulmi terrorist mbi Turqinë, shprehet ngushëllim për familjarët e viktimave dhe u dëshirohet shërimin të plagosurve.

Myftiu Tërnava, po ashtu, ka udhëzuar të gjithë imamët e Bashkësisë islame të Kosovës, që nesër ditë e premte, në namazin e xhumasë të bëhen dua e lutje për shpirtrat e viktimave të pafajshme që pësuan nga akti terrorist në Stamboll.

XS
SM
MD
LG