Ndërlidhjet

logo-print

Sulmesit e Stambollit, nga Rusia, Uzbekistani dhe Kirgizia


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar turk ka thënë se sulmuesit vetvrasës në aeroportin e Stambollit kanë qenë nga Rusia, Uzbekistani dhe Kirgizi.

Zyrtari anonim i cituar nga mediat perëndimore dhe ato turke nuk ka dhënë detaje të tjera.

Njoftimi është bërë pak kohë pasi policia turke ka arrestuar 13 persona në lidhje me sulmin në aeroport, përfshirë edhe tre të huaj.

Sulmi i 28 qershorit në aeroportin e Stambollit mori jetën e 43 personave, ndërsa aty u plagosën edhe mbi 230 të tjerë.

Autoritetet fajësojnë grupin ekstremist, Shteti Islamik për sulmin në një nga aeroportet më të ngarkuara të botës.

Gazeta pro qeveritare turke, “Yeni Safak” shkruan se sulmuesi nga Rusia është nga Dagestani, zonë kjo që gjendet në kufi me rajonin tjetër rus, Çeçeni.

XS
SM
MD
LG