Ndërlidhjet

logo-print

Johnson nuk është kandidat për kryeministër të Britanisë


Ish kryetari i Londres, Boris Johnson

Ish kryetari i Londres, Boris Johnson

Boris Johnson, udhëheqësi i fushatës për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, ka thënë se nuk do të jetë kandidat për tu bërë kryetar i Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar.

Vendimi i Johnson nënkupton se Sekretari për Drejtësi, Michael Gove dhe Sekretarja për Çështje të Brendshme, Theresa May janë kandidatët kryesor në këtë garë.

Gara për kreun e partisë nënkupton edhe emërimin në postin e kryeministrit, pasi David Cameron ka paraljmëruar dorëheqjen në muajin shtator.

Fituesi do të shpallet më sakt më 9 shtator, ndërsa kryeministri i ri do të luaj rol kyq në riformulimin e marrëdhënieve të Britanisë me BE-në.

Në referendumin e 23 qershorit, britanikët votuan për daljen e vendit të tyre nga BE-ja.

XS
SM
MD
LG