Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj lobon te shtetet që nuk e njohin Kosovën


Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj

Kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me disa përfaqësues të shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës gjatë qëndrimit në New York të Shteteve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të MPJ-së së Kosovës, Hoxhaj është takuar me përfaqësues të Namibisë, Botswanës dhe St. Vincent dhe Grenadës, që janë të akredituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Jam në New York për t’i njoftuar edhe njëherë përfaqësuesit e këtyre vendeve për rëndësinë që ka njohja e Kosovës. Misionet diplomatike të këtyre shteteve në OKB janë me shumë peshë dhe ndikim, prandaj lobimi këtu është vetëm njëra anë e aktivitetit tonë para se t’i marrim njohjet e reja së shpejti” citohet të ketë thënë Hoxhaj pas takimeve sipas komunikatës së MPJ-së. .

Këto takime sipas njoftimit të njëjtë do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

XS
SM
MD
LG