Ndërlidhjet

Uashingtoni i propozon Moskës qasje të re në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një qasje të re ndaj konfliktit në Siri, diçka që do të rriste bashkëpunimin në mes të operacioneve në vazhdim të SHBA-ve dhe Rusisë.

Gazeta “The Washington Post” shkruan sot se propozimi i dërguar në Moskë në fillim të kësaj jave, bën thirrje për ndarjen e informacioneve për caqet e bombardimeve ndaj grupit të Al Kaidës në Siri, Fronti Al Nusra.

https://www.washingtonpost.com/opinions/global-opinions/obama-proposes-new-military-partnership-with-russia-in-syria/2016/06/29/8e8b2e2a-3e3f-11e6-80bc-d06711fd2125_story.html

Ende nuk dihet nëse Moska është përgjigjur ndaj këtij propozimi i cili do të shënonte ndryshim dramatik për veprimet e administratës së Obamës.

Forcat ruse dhe ato amerikane janë duke kryer sulme ajrore paralele në Siri, por Uashingtoni e akuzon Moskën se më shumë ka cak forcat e moderuara rebele në përpjekje për të forcuar regjimin sirian.

Propozimi është bërë vetëm pak javë pasi aeroplanët rusë kanë bombarduar forcat rebele në Siri që e kanë përkrahjen amerikane, ndonëse për këtë janë paralajmëruar nga zyrtarët e SHBA-ve.

http://www.latimes.com/world/middleeast/la-fg-russia-syria-strikes-20160617-snap-story.html

Zyrtarët amerikanë, privatisht iu kanë thënë mediave se incidenti ka qenë “shumë, shumë, shumë serioz”.

XS
SM
MD
LG