Ndërlidhjet

Aktorja e “Gone With The Wind” feston ditëlindjen e 100-të


Pamje nga filmi: "Gone with the Wind"
Pamje nga filmi: "Gone with the Wind"

Legjenda e ekranit, Olivia de Havilland, e njohur më shumë për rolin e saj në filmin “Gone With The Wind," sot feston 100 vjetorin e lindjes.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, De Havilland është zbuluar nga producentët e filmit të xhiruar në vitin 1935 derisa aktronte në shfaqjen teatrale “A Midsummer Night's Dream".

Ajo kishte vetëm 19 vjeç kur e luajti rolin e Melanie në filmin e sipërpërmendur, ndërsa ka qenë pjesë edhe e filmit “The Adventures of Robin hood”.

Olivia de Havilland është një nga aktoret e pakta që ka fituar dy herë çmimin Oskar për aktoret në rolin kryesor.

XS
SM
MD
LG