Ndërlidhjet

logo-print

Bie papunësia në BE dhe eurozonë


Ilustrim

Ilustrim

Papunësia në shtetet e BE-së që valutë zyrtare e kanë euron ka rënë në nivelet më të ulëta prej korrikut të vitit 2011, njofton Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave dërguar mediave më 1 korrik, papunësia në majin e këtij viti në zonën e BE-së që e përdor euron ka qenë 10.1 % që është gati për 10 % më pak se sa në majin e vitit të kaluar.

“Ky është niveli më i ulët (i papunësisë) i regjistruar në zonën e euros prej korrikut 2011”, thotë në njoftimin e sotëm, Eurostat.

Papunësia ka shënuar rënie edhe në tërë Bashkimin Evropian.

8.6 % është shifra mesatare e papunësisë për muajin maj të këtij viti, derisa në majin e vitit 2015, papunësia mesatare e 28 shteteve anëtare të BE-së ka qenë 9.6 %.

Shifra të tilla të papunësisë nuk janë shënuar në BE prej marsit të vitit 2009, thuhet më tej në njoftimin e Eurostatit.

XS
SM
MD
LG