Ndërlidhjet

logo-print

Autoritetet rumune kapin mbi 2 t kokainë në kuti bananesh


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Rumani kanë gjetur mbi 2.3 tonelata kokainë, me një vlerë prej 625 milionë eurosh, të fshehur në kutitë e bananeve në anije.

Droga është transportuar nga Kolumbia dhe pjesë të tjera të Amerikës Jugore në Rumani, midis prillit dhe qershorit, dhe ka pasur synim Evropën Perëndimore, thanë prokurorët.

Kryeprokurori Daniel Horodniceanu tha të premten se ky është konfiskimi më i madh i kokainës në Rumani dhe njëri nga më të mëdhatë në Evropë në vitet e fundit.

Një gjykatë në Bukuresht ka urdhëruar që një marokien, lider i dyshuar i unazës kontrabanduese, si dhe katër lituanezë dhe një kolumbian të paraburgosen për 30 ditë.

XS
SM
MD
LG