Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli “të ndalojë” ndërtimin e vendbanimeve në B. Perëndimor


Vendbanim hebre në Bregun Perëndimor.

Vendbanim hebre në Bregun Perëndimor.

Izraeli duhet të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe palestinezët duhet të pushojnë me nxitjen e dhunës, ka thënë Katërshja për Paqe në Lindjen e Mesme në një raport të publikuar të premten.

Katërshja, e cila përfshin Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Rusinë dhe Kombet e Bashkuara, ka thënë se vendbanimet, shkatërrimi i shtëpive palestineze dhe konfiskimi i tokës nga ana e Izraelit “shkatërrojnë mundësinë e zgjidhjes me dy shtete”.

“Izraeli duhet të ndalojë politikën e ndërtimit të vendbanimeve dhe zgjerimit. Kjo ngre pyetje rreth qëllimeve afatgjate të Izraelit, të cilat përbëhen nga deklaratat e disa ministrave izraelitë, të cilët thonë se nuk duhet të ketë kurrë shtet palestinez”, thuhet në raport.

Raporti po ashtu u ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve që të punojnë për të “qetësuar tensionet”, duke u përmbajtur nga retorika dhe veprimet provokuese.

XS
SM
MD
LG