Ndërlidhjet

Edhe presidenti çek do referendum për BE-në


Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman.
Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman.

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, ka bërë thirrje për mbajtjen e një referendumi për anëtarësinë e vendit të tij në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Zeman nuk ka fuqi të thërrasë referendumin, por ai është udhëheqës me ndikim në një vend ku shumica e votuesve janë skeptikë në lidhje me BE-në.

Zeman ka thënë se do të mbështeste mbetjen e Republikës Çeke në të dyja organizatat.

“Nuk pajtohem me ata që duan të lënë Bashkimin Evropian, por do të bëj gjithçka për ata që të kenë referendum dhe të kenë mundësi të shprehen. E njëjta vlen edhe për NATO-n”, ka thënë Zeman për Radion Çeke.

Komentet vijnë pasi Britania e Madhe, në referendumin e 23 qershorit, ka vendosur të braktisë Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG