Ndërlidhjet

logo-print

SHBA dhe Kosova rikonfirmojnë miqësinë e ndërsjellë


 Fourth of July, US Ambasy Pristina

Fourth of July, US Ambasy Pristina

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie e ka cilësuar si nder privilegj që Shtetet e Bashkuara po festojnë 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e saj.

Në pritjen e organizuar për 4 Korrikun, ambasadori amerikan ka thënë se Kosova si shtet i ri, është ballafaquar me shumë sfida. Por, ai ka ftuar lidershipin kosovar që të marr shembull nga Shtete e Bashkuara të Amerikës të cilat pas pavarësisë u bënë bashkë dhe krijuan një shtet qytetarë ku të gjithë ishin dhe janë të barabartë para ligjit.

“SHBA-të dhe Kosova kanë miqësi e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse të dy shtetet ndajnë vlera të njëjta të paqes dhe demokracisë”, është shprehur Delawie.

Ndërkaq presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se agjenda politike e Kosovës është e përputhshme me agjendën e qeverisë amerikane.

“Në afat të shkurtër duhet ta përmbyllim demarkacionin si kriter i mbetur për lëvizje të lirë në Europë, e në rrugëtimin afatgjatë duhet të luftojmë korrupsionin dhe ekstremizmin, dy rreziqe thelbësore që mund të na dëmtojnë rrugëtimin tonë drejt NATO-s dhe BE-së”, ka thënë Thaçi.

Në pritjen për 4 Korrikun kanë marrë pjesë personalitetet më të larta politike vendore e ndërkombëtare në Kosovë.

XS
SM
MD
LG