Ndërlidhjet

Serbi: Në sulmin me të shtëna, 5 të vrarë dhe 20 të plagosur


Pamje nga një pjesë e qytetit Zrenjanin në Serbi

Pamje nga një pjesë e qytetit Zrenjanin në Serbi

Policia e Serbisë ka njoftuar se pesë vetë janë vrarë dhe së paku 20 të tjerë janë plagosur, nga sulmi me të shtëna në një kafene në pjesën veriore të këtij vendi.

Incidenti i rëndë ndodhi në një fshat afër qytetit Zrenjanin, afro 80 kilometra nga kryeqyteti Beograd.

Policia tha se personi me armë automatike ka hyrë në kafene në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka hapur zjarr kundër të pranishmëve që gjendeshin në lokal. I dyshuari është arrestuar.

Në njoftimin e policisë, ku personi i arrestuar është identifikuar vetëm me inicialet Z.S., thuhet se ai së pari e ka vrarë bashkëshorten e tij dhe një grua tjetër, e pastaj ka shtënë pa kontroll në njerëzit e tjerë në kafene.

Rrjeti televiziv shtetëror, RTS ka raportuar se derisa policia ende po zhvillon hetime për këtë rast, duket se problemet martesore i kishin shkatuar këto të shtëna.

Policia tha se shtatë prej të plagosurve, në mesin e tyre tre të mitur, janë në “gjendje shumë serioze” shëndetësore.

XS
SM
MD
LG