Ndërlidhjet

SHBA: Nga sulmi ajror janë vrarë dy liderë të IS-it në Irak


Aeroplani luftarak amerikan F-16
Aeroplani luftarak amerikan F-16

Nga një sulm ajror i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, janë vrarë dy liderë të lartë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, ka njoftuar mbrëmë vonë Pentagoni.

“Vrasja e tyre, së bashku me sulmet kundër liderëve të ISIL-it gjatë muajit të kaluar, në mënyrë kritike e ka degraduar përvojën udhëheqëse të ISIL-it në Mosul dhe i ka larguar dy nga pjesëtarët më të lartë ushtarakë në pjesën veriore të Irakut”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

Në sulmin afër qytetit Mosul, më 25 qershor, janë vrarë zëvendës-ministri për luftë, Basim Muhamed Ahmad Sultan al-Bajari, i cili ishte mbikëqyrës i marrjes së kontrollit në Mosul, në vitin 2014, ka thënë zëdhënësi Cook.

Zëdhënësi Cook ka thënë se lideri tjetër i vrarë ishte Hatim Talib al-Hamduni, komandant ushtarak në Mosul.

Peter Cook tha se vrasja e dy liderëve të lartë të Shtetit Islmik do t’i ndhmoj forcat e Irakut në luftën e tyre për ta rimarrë kontrollin ndaj Mosulit, që është qyteti i dytë më i madh në Irak.

XS
SM
MD
LG