Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Demolli dhe Ernst të kënaqur me bashkëpunimin e FSK-së dhe Ajovës


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, është takuar sot në Prishtinë me senatoren e shtetit Ajova, Joni Ernst, e cila shoqërohej nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Mëtutje, Ministria e forcës së sigurisë së Kosovës ka njoftuar se zoti Demolli ka thënë se situata e përgjithshme e sigurisë është e kënaqshme.

Pos tjerash, ai “e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin shumë intensiv dhe të frytshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës”.

Senatorja Joni Ernst ka shprehur “kënaqësi për arritjet e derirtashme të FSK-së dhe për shkallën e lartë të bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, e veçanërisht me Gardën Kombëtare të Ajovës”.

Ajo ka shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Pas takimit me ministrin Demolli, senatorja Joni Ernst është takuar me femrat pjesëtare të FSK-së, me ç’rast ajo foli për të kaluarën e saj ushtarake dhe për sfidat ne të cilat ballafaqohet gjinia femrore në ushtri.

XS
SM
MD
LG