Ndërlidhjet

Putin sugjeron kundërshtim ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO


Vladimir Putin (majtas) dhe Sauli Niinisto gjatë takimit të djeshëm në Naantali të Finlandës
Vladimir Putin (majtas) dhe Sauli Niinisto gjatë takimit të djeshëm në Naantali të Finlandës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka indikuar se Rusia do t’i lëvizte trupat kah kufiri i vet me Finlandën, nëse ky vend nordik bëhet anëtar i NATO-s.

Prej shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, Rusia është e zemëruar me zgjerimin lindor të NATO-s.

“Forcat finlandeze më nuk do të jenë të pavarura dhe nuk do të kenë sovranitet të plotë”, tha Putin, pas takimit të djeshëm në Finlandë, me presidentin e këtij vendi, Sauli Niisto, dhe ka shtruar pyetjen se “a besoni se ne do të vazhdojmë si përpara, duke i mbajtur trupat tona 1,500 kilometra larg”.

Finlanda ka thënë se do të vazhdoj të marrë pjesë në ushtrimet e NATO-s dhe do të vendos vetë se a do të bëhet anëtare e NATO-s apo jo.

XS
SM
MD
LG