Ndërlidhjet

logo-print

OKB: U dënua sulmi terrorist në Bangladesh


Forcat e policisë së Bangladeshit pas përfundimit të operacionit kundër sulmuesve të armatosur në një restorant në kryeqytetin Daka

Forcat e policisë së Bangladeshit pas përfundimit të operacionit kundër sulmuesve të armatosur në një restorant në kryeqytetin Daka

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar sulmin aktual terrorist në Daka të Bangladeshit, nga i cili u vranë 20 persona të rrëmbyer dhe dy policë.

Mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së tha se terrorizmi “paraqet njërin nga kërcënimet më serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Sot dhe nesër në Bangladesh mbahen dy ditë zie për personat e vrarë në sulmin e djeshëm, në të cilin shtatë vetë të armatosur i mbanin të rrëmbyer 33 persona në një restorant.

Gjashtë të armatosur u vranë pasi policia depërtoi me dhunë në ndërtesë, ndërsa njëri është arrestuar.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Ndër të vrarët, 17 vetë ishin të jashtëm, nëntë italianë, shtatë japonezë dhe një shtetas i Indisë.

Oficerët e sigurisë së Bangladeshit thanë se shumica e të tyre ishin vrarë me shpata. Të shtatë sulmuesit ishin shtetas të Bangladeshit, kanë thënë zyrtarët.

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, tha se “besimtari nuk mund ta bjë një akt të tillë” dhe ka shtuar se “feja e tyre e vetme është terrorizmi”.

XS
SM
MD
LG