Ndërlidhjet

Pakistan: Vërshime të mëdha në pjesën veriore


Pamje pas vërshimeve të vitit të kaluar në Çitral të Pakistanit
Pamje pas vërshimeve të vitit të kaluar në Çitral të Pakistanit

Zyrtarët pakistanezë thonë se nga vërshimet e mëdha gjatë natës së kaluar, në pjesën veriore të Pakistanit, kanë humbur jetën 30 vetë.

Zyrtarë lokalë thanë sot herët në mëngjes se të reshurat e mëdha dhe vërshimet e kanë përfshirë një xhami dhe disa shtëpi në Arsun, në qarkun Çitral.

Sipas tyre, moti i lig i ka vështirësuar përpjekjet për shpëtim, por shumica e trupave të pajetë janë gjetur dhe identifikuar.

Çitral gjendet në veriun e largët të Pakistanit, në kufi me Afganistanin.

XS
SM
MD
LG