Ndërlidhjet

Kryeministri Isa Mustafa – në samitin e liderëve të Ballkanit në Paris


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, që fillon nesër në Paris, ka njoftuar kryeministria.

Pritet që në takimin qendror, do të jenë të pranishëm edhe presidenti i Francës, Francois Hollande, pastaj kancelarja gjermane, Angela Merkel, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e të tjerë.

Në këtë samit, që është i treti me radhë në kuadër të të ashtuquajturit, Proces i Berlinit, marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Serbisë -Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi - Millo Gjukanoviq, e të tjerë. Do të jenë të pranishëm edhe zyrtarët më të lartë të Maqedonisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Në këtë takim marrin pjesë edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së, Sllovenisë dhe Kroacisë.

Procesi i Berlinit është një nismë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, për të mundësuar ndërlidhjen rajonale të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

XS
SM
MD
LG