Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Ekipet e shpëtimit i kanë gjetur trupat e pajetë nga aeroplani i rrëzuar


Pamje e zjarrit në rajonin Irkutsk në Rusi

Pamje e zjarrit në rajonin Irkutsk në Rusi

Një zyrtar i Ministrisë së Emergjencave të Rusisë thotë se ekipet e shpëtimit i kanë gjetur katër trupa të pajetë të antarëve të ekuipazhit të aeroplanit zjarrfikës, i cili është përplasur në rajonin Irkutsk.

Ky zyrtar, që nuk është identifikuar, i ka thënë agjencisë TASS se kërkimi vazhdon edhe për një anëtar tjetër të zhdukur të ekuipazhit, që përbëhej prej 10 vetëve.

Aeroplani u rrëzua më 1 korrik, katër kilometra në jug të vendbanimit Rybny Ujan.

Aeroplani i tipit Il-76, ishte i pajsur me një rezervoar uji dhe ndihmonte në përpjekjen për fikjen e zjarrit në një mal në rajon. Ky ishte fluturimi i tij i dytë atë ditë. Pastaj, kontrollorët e fluturimit e kishin humbur kontaktin me aeroplan.

Një zyrtar në Ministrinë e emergjencave ruse tha dje se ka mundur të ndodhë që piloti i aeroplanit e ka humbur orientimin, pasi ka fluturuar nëpër tym të dendur nga mali që digjej.

XS
SM
MD
LG