Ndërlidhjet

Anija turke me ndihma për Rripin e Gazës arriti në Izrael


Një anije turke duke lundruar për në Rripin e Gazës
Një anije turke duke lundruar për në Rripin e Gazës

Një anije transportuese turke, me më tepër se 10 mijë tonelata ndihma humanitare për Rripin e Gazës, ka arritur në portin izraelit, Ashdod, kanë raportuar sot mediat turke.

Ky është transporti i parë i Turqisë me ndihma për palestinezët në enklavën e varfër, në kuadër të marrëveshjes për pajtim, të nënshkruar ndërmjet Turqisë dhe Izraelit, javën e kaluar.

Kjo anije me emrin, Lady Leyla, transporton ushqime, lodra, rroba dhe këpucë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, duke cituar përfaqësues të Autoritetet menagjues të katastrofave dhe emergjencave në Turqi.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Turqia dhe Izraeli e përfunduan një periudhë të tensionuar gjashtë vjeçare.

Dikur të dy vendet ishin aleatë të afërt rajonalë, por situate u përkeqësua në vitin 2010, pasi pjesëtarë të marinës izraelite depërtuan në një anije turke dhe i vranë nëntë shtatas të Turqisë. Kjo anije ishte përpjekur ta shkelte bllokadën izraelite të Rripit të Gazës, që është nën kontroll të Hamasit.

Sipas marrëveshjes së fundit për normalizim, Izraeli do të paguajë 20 milionë dollarë kompensim për familjet e personave të vrarë.

XS
SM
MD
LG