Ndërlidhjet

logo-print

Libi: Nga sulmi me bombë – dy policë të vrarë


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në qytetin Bengazi në Libi

Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në qytetin Bengazi në Libi

Zyrtarët e Libisë thonë se dy policë janë vrarë, kur një makinë-bombë ka eksploduar në qendër të qytetit Bengazi, sot herët në mëngjes.

Një zëdhënës i Qendrës spitalore, në këtë qytet lindor të Libisë, u tha gazetarëve se “janë pranuar 7 të plagosur në eksplodim dhe disa janë në gjendje serioze”.

Agjencia e lajmeve, LANA, me seli në pjesën lindore të Libisë, ka raportuar se cak i këtij sulmi ishte konvoji i makinave me shefin e njësisë mjekoligjore të policisë.

Shefi i kësaj njësie, Hamada al-Ramli, raportohet se ka shpëtuar i paprekur.

Disa grupe militante islamike veprojnë në Libi, përfshirë edhe Shtetin Islamik, duke e shfrytëzuar kaosin që është krijuar pas përmbysjes së regjimit të diktatorit shumëvjeçar libian, Muammar Qaddafi, në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG