Ndërlidhjet

logo-print

“Juno”, për herë të parë do hyjë në orbiten e Jupiterit


Anija "Juno" afër Jupiterit

Anija "Juno" afër Jupiterit

Një anije kozmike amerikane pritet t’i afrohet planetit Jupiter më 4 korrik, pesë vjet pasi është lansuar në hapësirë.

Anija “Juno” e NASA-s, do e kalojë 37 herë orbitën e Jupiterit, gjatë 20 muajve të ardhshëm, si pjesë të një misioni që ka për qëllim informimin se si është formuar sistemi diellor.

Jupiteri besohet se është planeti parë që është krijuar në sistemin solar, ndërsa ai mund të përmbajë gazëra dhe materiale të tjera nga koha e formimit të diellit tonë.

“Juno” gjithashtu pritet t’i analizojë fushat magnetike dhe gravitacionale të këtij planeti dhe të mbledh informacione për këtë.

Misioni i kësaj anije kushton 1.1 miliardë dollarë, ndërsa ajo ka udhëtuar 2.8 miliardë kilometra për të arritur Jupiterin.

Për të kaluar radio sinjalet nga “Juno” deri në tokë duhen përafërsisht 50 minuta.

XS
SM
MD
LG