Ndërlidhjet

logo-print

Kerry ia ofron ndihmën e FBI-së Bangladeshit


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i ka ofruar kryeministres së Bagladeshit, Sheikh Hasina ndihmë për të hetuar personat që qëndrojnë prapa vrasjes së 20 personave në një restaurant në Daka, raporton Reuters.

Autoritetet po hetojnë si ka mundësi që sulmuesit që ishin të rinj në moshë dhe të arsimuar janë radikalizuar.

Kerry ka biseduar me telefonë me kryeministren, Hasina duke i ofruar edhe ndihmën e FBI-së.

"Sekretari Kerry e ka inkurajuar qeverinë e Bangladeshit që të kryej hetimet në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare duke i ofruar ndihmesën e organeve të rendit të SHBA-ve, përfshirë edhe FBI-në”, ka thënë përmes një komunikate zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin duke publikuar fotografi të pesë sulmuesve të vrarë gjatë sulmit duke qëndruar të buzëqeshur afër flamurit të grupit militant.

Megjithëse autoritetet e Bangladeshit i kanë hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se prapa sulmit qëndron një grup vendor militant, që pretendon se ka lidhje me IS, por këto lidhje nuk janë verifikuar asnjëherë.

Personat e armatosur e kanë sulmuar një restaurant në një zonë diplomatike të premtën, duke vrarë së paku 20 persona, prej të cilëve nëntë italianë, shtatë japonezë, një amerikan dhe një indian. Gjashtë nga shtatë sulmuesit janë vrarë, ndërsa i shtati është plagosur dhe tani po mbahen nën kontroll në spital.

XS
SM
MD
LG