Ndërlidhjet

Hammond e përkrah May për kryeministre të Britanisë


Kryediplomati britanik, Philip Hammond
Kryediplomati britanik, Philip Hammond

Ministri i jashtëm britanik, Philip Hammond e ka përkrahur kandidaturën e Theresa May për tu bërë kryeministrja e ardhshme e vendit, duke thënë se ajo e posedon një dozë të pragmatizmit që do ofronte divorcin më të mirë të Britanisë me Bashkimin Evropian, raporton Reuters.

May, politikanja që ka shërbyer më së gjati si ministër i brendshëm brenda njëqind vjetësh, ka mundësitë më të mëdha të zëvendësojë David Cameron prej muajit shtator kur ky i fundit do të largohet nga posti i kryeministrit.

Cameron ka dhënë dorëheqje pas referendumit të 23 qershorit kur britanikët votuan që vendi i tyre të dal nga BE-ja.

Rivalët e May janë Andrea Leadsom dhe Michael Gove, të dy zyrtarë që kanë bërë fushatë për largimin e Britanisë nga BE-ja.

XS
SM
MD
LG