Ndërlidhjet

logo-print

Gjenden trupat e pajetë të ekuipazhit të aeroplanit zjarrfikës rus


Ilustrim

Ilustrim

Ekipet e shpëtimit të Rusisë kanë gjetur trupat e pajetë të 10 njerëzve në bordin e një aeroplani që përdorej kundër zjarreve nëpër pyjet e rajonit rus të Siberisë.

Ministri i situatave të urgjencës, Vladimir Puchkov, ka thënë sot se operacioni i kërkimit e shpëtimit tashmë ka përfunduar.

Aeroplani i llojit, Il-76 ka qenë duke flutuar mbi rajon në përpjekje për të ndaluar zjarret nëpër pyje.

Kontrolluesit e trafikut ajror kanë humbur kontaktet me ekuipazhin që fluturonte me këtë aeroplan më 1 korrik.

Copat e aeroplanit janë gjetur më vonë katër kilometra në jug të zonës Rybny Uyan.

Një zyrtar i Ministrisë së Shërbimeve Urgjente të Rusisë i ka thënë Interfaksit më 2 korrik se piloti i aeroplanit mund ta ketë humbur kontrollin derisa ka fluturuar nëpër tymin e dendur që ka mbuluar qiellin si pasojë e zjarreve.

XS
SM
MD
LG