Ndërlidhjet

logo-print

Britania në kërkim të negociatorëve të huaj


Ilustrim

Ilustrim

Britania është duke kërkuar negociatorë të huaj për ta ndihmuar që të sigurojë marrëveshje të reja tregtie pas votimit të 23 qershorit ku qytetarët britanik votuan për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Lajmi është konfirmuar nga kryediplomati britanik, Philip Hammond:

“Nuk mendoj se mund të rekrutojmë vetëm britanikët (për këto negociata)”, i ka thënë Hammond, BBC dhe ka shtuar “nëse mund të gjejmë australianë, amerikanë që kanë aftësi të larta të negociimit për tregti, ne duhet t’i rekrutojmë ata”.

Britania tani përballet me detyrimin e rinegociimit të marrëveshjes me BE-në pas referendimit të 23 qershorit. Përpos kësaj, ky vend tash duhet të negociojë prej fillimit lidhjet tregtare edhe me 50 vende të tjera në tërë botën të cilat kanë marrëveshje me Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian negocion marrëveshjet tregtare në emër të të gjitha shteteve të BE-së që do të thotë se Brinia nuk e ka pasur një ekip të vetin negociues prejse është bërë pjesë e bllokut, më 1973.

XS
SM
MD
LG