Ndërlidhjet

Stoltenberg: Pas Samitit të Varshavës, biseda formale me Rusinë


Secretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Secretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

NATO do të mbajë bisedime formale me Rusinë menjëherë pas samitit të kësaj jave në Varshavë, ka thënë shefi i NATO-s, Jen Stoltenberg, raporton Reuters.

Samiti mbahet me qëllim të rritjes së pranisë ushtrake të aleancës veri-atlantike në afërsi të kufirit me Rusinë.

Në muajin prill, Këshilli NATO-Rusi e ka mbajtur takimin e parë prej qershorit të vitit 2014 kur marrëdhëniet ishin të ngrira, ndërsa edhe këto bisedime kanë përfunduar me “mosmarrëveshje të thella” rreth Ukrainës dhe çështjeve të tjera.

“Këshilli NATO-Rusi e ka një rol të rëndësishëm si forum për dialog” dhe ai mund të “rrisë parashikueshmërinë”, ka thënë Stoltenberg para gazetarëve në Bruksel para samitit dy ditor që nis të premten.

“Për këtë arsye ne po punojmë me Rusinë që të mbajmë edhe një takim të këshillit pak pas samitit”, ka shtuar ai.

Intervenimi rus në Ukrainë dhe aneksimi që i bëri gadishullit të Krimesë e ka nxitur NATO-n që të rris praninë e saj ushtarake në forma të ngjajshme me ato të Luftës së Ftohtë.

Rusia ka reaguar me zemërim ndaj këtij vendimi të NATO-s ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin duke thënë se aleanca është duke e provokuar një garë armatimi në Evropë dhe se Moska do i përgjigjet kësaj.

XS
SM
MD
LG