Ndërlidhjet

Pakistan: Nga vërshimet kanë humbur jetën 33 vetë


Pamje nga vërshimet e vitit të kaluar në Pakistan
Pamje nga vërshimet e vitit të kaluar në Pakistan

Zyrtarët e Pakistanit thonë se 33 vetë kanë humbur jetën nga vërshimet në pjesën veriperëndimore të këtij vendi.

Zyrtarët thanë sot se nuk ishin të sakta raportet e mëparshme se kanë humbur jetën 41 vetë.

Vërshimet e mëdha ishin shkaktuar nga të reshurat gjatë natës së 2 korrikut.

Autoritetet në rajonin Çitral, të provincës Khyber, thanë se 13 vetë ende konsiderohen të zhdukur.

Nga të reshurat e mëdha kanë humbur jetën edhe dy inxhinerë kinezë dhe dy punëtorë pakistanezë, për shkak të shkatërrimit të një konstruksioni në lokalitetin, Tarbela Mam, që po ashtu gjendet në provincën Khyber.

XS
SM
MD
LG