Ndërlidhjet

logo-print

Hahn: Zgjerimi i BE-së nuk ndalet


Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka thënë se dalja e Britanisë nga BE-ja nuk nënkupton ndalimin e zgjerimit të BE-së.

Hahn, duke folur në forumin biznesor në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Paris, ka thënë se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të vazhdojë tutje, pavarësisht se BE-ja ka hyrë në një fazë të vështirë.

“Kemi vendosur të sigurojmë 96 milionë euro për tre projekte të infrastrukturës hekurudhore në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë”, ka thënë Hahn.

“Fakti që ballafaqohemi me largimin e një vendi nuk do të thotë fund i procesit të zgjerimit”, ka shtuar ai.

Britania e Madhe, në referendumin e 23 qershorit, ka vendosur të braktisë BE-në, pas më shumë se 40 vjetësh anëtarësi.

XS
SM
MD
LG