Ndërlidhjet

AI akuzon grupet rebele në Siri për torturë


Logo e Amnesty International
Logo e Amnesty International

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka akuzuar grupet rebele, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, se janë përgjegjëse për rrëmbime, toturë dhe vrasje në Siri.

Organizata me seli në Londër ka dokumentuar 24 rrëmbime nga grupet e armatosura në provincat Alepo dhe Idlib, në periudhën 2012-2016.

Viktimat kanë përfshirë aktivistë paqësorë, fëmijë, kurdë, të krishterë dhe minoritete të tjera, që janë sulmuar vetëm për shkak të fesë së tyre, ka thënë Amnesty International.

Organizata ka thënë se disa grupe kanë përdorur format e njëjta të torturës që praktikon edhe regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011.

Mbi 270,000 njerëz janë vrarë në luftime, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë.

XS
SM
MD
LG