Ndërlidhjet

Juncker: “Heronjtë e Brexit-it” u tërhoqen kur gjërat u vështirësuan


Presidenti i Komisionit Evroian, Jean-Claude Juncker.
Presidenti i Komisionit Evroian, Jean-Claude Juncker.

Presidenti i Komisionit Evroian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se udhëheqësit e fushatës për daljen e Britanisë nga BE-ja, Boris Johnson dhe Nigel Farage, janë tërhequr kur gjërat janë vështirësuar.

“Heronjtë e Brexit-it dje, janë sot heronj të trishtuar”, ka thënë Juncker para Parlamentit Evropian.

Farage ka dhënë dorëheqje të hënën, vetëm pak ditë pasi Johnson është tërhequr nga gara për të pasuar kryeministrin britanik, David Cameron.

“Patriotët nuk japin dorëheqje kur gjërat vështirësohen. Ata qëndrojnë”, ka thënë Juncker.

Britanikët, në referendumin e 23 qershorit, kanë votuar për braktisjen e BE-së pas më shumë se 40 vjetësh anëtarësi.

Cameron, i cili ka bërë fushatë për të mbetur në BE, ka paralajmëruar dorëheqjen në vjeshtë, duke thënë se negociatat për dalje nga blloku duhet të bëhen nga një kryeministër tjetër.

XS
SM
MD
LG