Ndërlidhjet

Në Francë rekomandohet krijimi i agjencisë kombëtare kundër terrorizmit


Paris

Paris

Ligjvënësit francezë kanë rekomanduar ndryshime të shumta në shërbimet e inteligjencës së vendit, për shkak të rreziqeve nga terrorizmi ndërkombëtar.

Thirrja për reforma përfshin unfikimin e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës në një agjenci të vetme kombëtare kundër terrorizmit.

Rekomandimet janë rezultat i një hetimi parlamentar, i cili është ngritur pas sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor.

“Të ballafaquar me kërcënimin e terrorizmit ndërkombëtar, duhet të jemi më ambiciozë sa i përket inteligjencës”, tha kryetari i komisionit hetues, Georges Fenech.

Sulmet në Paris kanë lënë të vrarë 130 veta. Përgjegjësinë për to e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001, Shtetet e Bashkuara kanë kombinuar një numër agjencish të lidhura me sigurinë në kuadër të Departamentit për Siguri Kombëtare.

XS
SM
MD
LG