Ndërlidhjet

Orban shpall referendum për kuotat e migrantëve


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendi i tij do të mbajë një referendum kombëtar më 2 tetor, mbi kuotat e detyrueshme të Bashkimit Evropian për shpërndarjen e migrantëve.

Orban është në mesin e liderëve më të zëshëm të BE-së, i cili kundërshton planet që detyrojnë vendet anëtare të BE-së të pranojnë migrantë.

Hungaria po ashtu ka qenë në mesin e vendeve të para të BE-së që ka ngritur barriera në kufijtë e saj për të penguar hyrjen e migrantëve.

Referendumi në Hungari pritet të jetë goditje tjetër për BE-në, e cila tashmë është lëkundur nga vendimi i Britanisë për të braktisur bllokun.

Evropa po përballet me krizën më të madhe me migrantë qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Shumica e tyre janë të ikur nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

XS
SM
MD
LG