Ndërlidhjet

Kryeimami i Bosnjës: Qëndroni besnikë ndaj Islamit tolerant


Kryeimami i Bosnjës, Husein Kavazoviq.

Kryeimami i Bosnjës, Husein Kavazoviq.

Kryeimami i Bosnjës, Husein Kavazoviq, u ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë që t’i qëndrojnë besnikë versionit tolerant të Islamit dhe t’iu rezistojnë përpjekjeve të radikalëve për ta ndryshuar atë.

Në fjalimin e tij për Festën e Fiter Bajramit, Kavazoviq ka thënë se të rinjtë janë të ekspozuar ndaj mësimeve të panjohura, që u prezantohen si Islam dhe që shoqërohen me argumente të diskutueshme.

Deri më tash, 188 myslimanë të Bosnjës kanë shkuar për të luftuar në Siri – 50 prej tyre janë vrarë dhe 47 janë kthyer.

Ata që mbeten në Siri u bëjnë thirrje myslimanëve në Bosnje të vrasin të krishterë dhe myslimanë liberalë, përfshirë edhe kryeimamin.

XS
SM
MD
LG