Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Aeroplani zjarrfikës funksiononte mirë para rrëzimit


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i urgjencave në Rusi, Vladimir Puchkov ka thënë se “sistemet teknologjike” në aeroplanin zjarrfikës rus që u rrëzua në Siberi “funksiononin si duhet” para aksidentit. Të gjithë 10 pjesëtarët e ekuipazhit të këtij aeroplani e kanë humbur jetën në këtë aksident.

Të gjeturat kanë rritur dyshimet se piloti mund ta ketë humbur orientimin nga tymi i dendur si pasoj e zjarreve të cilat i luftonin ekipi që gjendej në aeroplanin e llojit Il-76 të rrëzuar më 1 korrik.

Ekipet e shpëtimit tash i kanë gjetur të gjithë trupat e pajetë të ekuipazhit, ndërsa kanë dekoduar edhe të dhënat e regjistruara nga aeroplani.

Copat e aeroplanit të rrëzuar janë gjetur 4 kilometra në jug të zonës Rybny Uyan.

XS
SM
MD
LG