Ndërlidhjet

logo-print

Fondet shtetërore ruse po shterën


Ilustrim

Ilustrim

Reuters raporton se një propozim i Ministrisë së Financave të Rusisë që është parë nga kjo agjenci e lajmeve paralajmëron se një nga dy fondet sovrane të shtetit mund të varfërohet për disa miliarda dollarë deri në vitin e ardhshëm.

Fondi rezervë rus deri në fillim të vitit 2014 kishte 87 miliardë dollarë, por sipas llogaritjeve të ministrisë mund të përfundojë me zero dollarë deri në vitin 2017.

Propozimi i ministrisë pret që një e treta e fondit tjetër shtetëror mund të përdoret për të mbuluar hapësirat buxhetore si pasojë e nevojave për mbulimin e deficitit buxhetor të shkaktuara nga sistemi pensional.

Propozimi i ministrisë është dorëzuar në qeveri, sipas Reuters, por nuk është miratuar.

Ekonomia ruse është dëmtuar si pasojë e çmimeve të ulëta të naftës dhe sanksioneve financiare perëndimore që i janë vendosur atyre për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Kundër sanksionet ruse ndaj perëndimit e kanë izoluar edhe më tutje ekonominë ruse. Deficiti i buxhetit rus ka qenë 4.3 % i prodhimit kombëtar vetëm në pjesën e parë të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG